Nje shkolle e Nju Jorkut gersheton njohurite akademike me boten e nen ujit

Qyteti i Nju Jorkut ka me teper se 400 shkolla tetevjecare perfshi dhjetra shkolla te vogla te specializuara per shkencen inxhinierine artet biznesin ligjin dhe qeverine. Per shembull atje ka nje shkolle te mesme te specialzuar per varietete muzikore dhe tekonologjine nje per ushqimin dhe financat si dhe nje tjeter per te drejtat e njeriut. Ne vazhdim ju njohim me nje tjeter shkolle te pazakonte qe ka nje program pergatitor i cili u meson nxenseve per jeten nen uje.
Kjo eshte e vetmja shkolle e Nju Jorkut ku mund te shkohet me anije nje distance e shkurter nga ishujt Governors ne Manhatenin e poshtem. Kjo eshte nje siperfaqe prej 70 hektaresh e cila dikur ka qene baze ushtarake dhe ku ka shume me teper zogj dhe peme se sa vizitore. Shkolla e marines ndodhet ne nje ndertese te rinovuar te Rojes Bregdetare.
Themeluesi dhe drejtori i programit Murrei Fisher dhe drejtori i shkolles Nate Deadli pershendesin nxenesit tek dera kryesore duke u kujtuar artyre me takt te veshin bluzat me logon e shkolles.
Shkolla mund te duket tradicionale por programi dhe filozofia e saj nuk jane te tilla. Fisher i cili me pare ka punuar per grupin ambjentalist Hudson Riverkeeper shpjegon
Tani po ndodh nje krize ambjentaliste dhe perse shkollat nuk jane vene ne qender te kesaj beteje Perse nxenesve u mesohen gjera per te cilat ata mendojne se nuk kane lidhje me aktualitetin kur pikerisht tani ka ekosisteme te degraduara te cilat kane nevoje per ndihme
Shumica e njohurive qe mesohen ne shkollen e marines lidhet me portin gje qe Fisher e quan burimin me te madh te qytetit megjithese ai eshte nje port i demtuar qe ka nevoje te shpetohet. Ky grup nxenesish per shembull po kalon nje dite ne bordin e anijes Shpirti i Masachusetsit.
Nxenesit qendrojne ne radhe tek kabina e timonit per te drejtuar anijen. Ata mbledhin mostra uji dhe bejne ekperimete me to per te pare nivelin e oksigjenit dhe te substancave ndotese.
Nxenesit mesojne ketu njohurite baze te marines dhe ndihmojne ne ngritjen e velave. Ata gjithashtu studjojne disa nga kafshet qe jetojne ne uje.
Shumica e nxenesve te shkolles se portit jane nga familje imigrantesh me ate ardhura te pakta nga lagjet e Bruklinit ku ndodhej kjo shkolle 8-vjecare para se te transferohej shtatorin e kaluar ne Ishullin e Guvernatoreve.
Pak nga nxenesit vijne ketu me njohuri per jeten e nenujit qe rrethon Nju Jorkun. Por ata diplomohen duke fituar njohurite e nevojshme per te siguruar jeten prej tyre.
Pervec perfundimit te nje programi pergatitor kolegji drejtori Nate Dudley thote se secili nga nxenesit pajiset me nje certificate qe verteton njohurite e tyre ne kete industri per te qene te afte me pas te punojne ne njerin nga 6 rajonet detare te zones.
Ata mesojne ketu per cdo pune qe behet brenda anijes drejtimi i saj po ashtu per rritjen e peshqve midhjeve per akuakulturen njohuri inxhinierike permes programit robotik te marines ose per politikat e marines qe ndihmojne per menaxhimin e saj si edhe per zhytjen. Ne shkollen tone nxenesit mesojne shume gjera qe kane te bejne me marinen dhe ata marrin pergatitjen e nevojshme per te vazhduar studimet universitare.
Drejtori Dudley thote se thuajse 70 per qind e te diplomuarve shkojne me pas ne universitet. Tatjana Bauen e cila po ndihmon ne rritjen e peshkut dhe te midhjeve ne laboratorin e shkolles ka ne plan te studjoje per biologji marine.
Kur erdha ne fillim ne shkolle nuk kisha shume interes per ujin. Por sapo vjen ketu dhe fillon te kujdesesh per mjedisin mund te shohesh te gjitha demet qe po i ndodhin oqeanit. Kur ke prirjen te ndihmosh i thua vetes duhet te sjellesh ndryshim pra ne fakt ketu te shtohet dashuria per detin dhe vete natyren.
Themeluesi i shkolles Murrei Fisher thote se projekti me i madh i shkolles eshte te ndihmoje qe ne Portin e Nju Jorkut te rriten perseri midhjet me objektin qe atje te jetojne gjate 20 vjeteve te ardhshme nje miliarde midhje te cilat ndihmojne se tepermi per riparimin e ekosistemit te demtuar.
Ai thote gjithashtu se shkolla ofron nje model te ri per nje arsim te mesem me kuptimplote ku nxenesit e dine se puna e tyre eshte nje kontribut i vertete per boten jashte bankave te shkolles.