E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE kriza ngadaleson zgjerimin


Politika e zgjerimit është një prej shtyllave të Bashkimit Europian. Por krizat e shumta dhe përvojat e hidhura nga zgjerimet në të shkuarën kanë shtuar zërat që pretendojnë se shtrirja nuk i ka sjellë bllokut vecse telashe.

“Masat për integrim po veshtiresohen, cka zbeh mundesine e një anëtarësimi të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thote Deutsche Welle.

Kjo e fundit citon Drejtorin e Pergjithshem te Zgjerimit në Komisionin Europian Stefano Sannino thote se nuk ka lidhje direkte mes krizes se Eurozones dhe anëtarësimeve të reja.

“Por, - sic shpjegon ai,- ky proces po nderlikohet gjithmone e me shume”.

 “Pjeserisht kjo ndodh per shkaqe politike, nuk kam perse ta fsheh. Ne kemi nxjerre mesime nga pranimet e fundit”, tha Sannino.

Per te ilustruar te tilla pohime, sillet ne vemendje rasti i Kroacise qe duhet te nenshkruaje marreveshjen e anetaresimit deri ne fund te vitit, por qe rrugen e pati me te veshtire se cdo vend tjeter i anëtarësuar më parë.

Ndonëse zyrtarisht fjala "lodhje nga zgjerimi" ne BE nuk perdoret, sipas Eurodeputetes Ulrike Lunacek ajo tashme eshte nje fakt,i cili me shume sesa problemeve te ballkanit i detyrohet shtimit te pasigurise sociale brenda bllokut.

Lideret e tij mesa duket jane penduar per faktin qe nuk kane qene sa duhet konseguente ne rastin e pranimeve te reja ne 2004-ten dhe 2007-ten dhe tani e shohin me rreptesi me te madhe kriterin e plotesimit te te gjitha kushteve per anetaresim.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin
Pritet votimi në Kuvend
Jarinjë, KFOR merr nën kontroll një barrikadë
"Të rritet niveli i përfaqësimit të grave në politikë"
Berlusconi: Jap dorëheqjen
Ja gafat e Berlusconi-t

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›