E Shtunë, 31 Tetor 2026

Collins triumfon në Galaxy National Book Awards

Jackie Collins, shkrimtarja që ka shitur mbi 400 milionë kopje të librave në 40 shtete të ndryshme të botës, u shpall fituese e çmimit për arritje jetësore në ceremoninë Galaxy National Book Awards. Ceremonia u mbajt të dielën, në Londër.

“Është gjithmonë një gjë e mirë kur puna jote vlerësohet nga të tjerët”, deklaroi shkrimtarja me këtë rast.

Ndërkohë, çmimin për librin më të mirë të vitit e fitoi shkrimtari, Dawn French, për veprën e tij “A Tiny Bit Marvellous”, e cila u vlerësua për mënyrën e të shkruarit të saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›