Protestantizmi midis shqiptarëve

Shtëpia Botuese ‘Tenda’ organizon promovimin e librit “Lëvizja protestante midis shqiptarëve 1901-1991” të autorit britanik David M. Young. Ky konsiderohet të jetë libri i parë i kësaj teme në gjithë botimet shqipe. Autori pas shumë kërkimesh nëpër arkivat e Oxford-it, të Cambridge-t, pastaj të Stambollit etj. ka gjetur materiale të shumta që flasin për këtë temë.
Promovimi i librit mbahet ne Hotelin Grand, Prishtinë, sot (e mërkurë), dhe fillon prej orës 19. Për librin do të flasin Prof. Dr. Muhamet Mala, ligjërues në Universitetin e Prishtinës, dega e historisë, Dr. Shkëlzen Raça, bashkëpunëtor i lartë shkencor në Institutin Albanologjik, si dhe Dr. Femi Cakolli, editor i këtij libri.
Ky libër, sipas këtij të fundit, ёshtё vepra mё përmbajtёsore, mё serioze dhe mё e dobishmja pёr zhvillimin historik tё Kishёs Ungjillore mes shqiptarёve qё ёshtё botuar deri mё tani.
“Ky libër historie me mёnyrёn se si ёshtё shkruar, me ngjarjet e prezantuara, me saktёsitё dhe shtjellimet historike qё na i ofron, jo vetëm qё ёshtё libri i parё i kёtillё nё gjithё literaturën shqipe, por pa dyshim se ёshtё kontributi mё i madh i deritanishëm qё i sillet shkencës dhe historiografike shqiptare.
Autori, pikërisht historiani i kësaj materie akademike, ka zgjedhur qё t’i selektojё fenomenet dhe çështjet e temës duke i parё ato veç e veç kronologjikisht. Njё nder dhe meritё tjetër qё na ka sjellё Davidi ёshtё edhe gjithё ajo listё me emrat e shquar tё lëvizjes protestante mes popullit tonё e qё shumё prej tyre janë shumё tё njohur pёr opinionin shqiptar si figura tё Rilindjes Kombëtare dhe miqtë mё dashamirёs tё populli tonё”, ka shkruar në parathënie Cakolli.
Autori i kësaj monografie erdhi fillimisht nё Kosovё qysh mё 1974 dhe prej asaj kohe ai nisi ta mësonte gjuhёn shqipe si njё autodidakt me disa libra shqip tё botuara qysh nga koha e Mbretit Zog e tё cilat i kishte gjetur nё Cambridge.