E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për hapësirën në art

Të enjten, në Fakultetin e Arkitekturës në Prishtinë, me fillim nga ora 19, organizohet paneli “Krijuesi i Hapësirës”, Qëllimi i panelit është gjetja e një forme më të mirë për ruajtjen e artit. Në takim do të diskutohet edhe rreth dastrukcionit në art, Relacionit mes materies dhe hapësirës dhe për ndikimin e krematoriumit të artit në shoqërinë materialiste.

Artistët, koleksionuesit dhe institucionet e artit gjithnjë e më shumë kanë vështirësi për krijimin e hapësirave të reja për veprat e artit.

Krijuesit kanë krijuar ose kanë blerë vepra që përfaqësojnë vlera të mëdha, por pikëpyetje mbetet se çfarë të bëhet me gjithë këtë thesar, nëse nuk mund të sigurohet një hapësirë e duhur për të gjitha ato vepra? Si mundet njeriu të vazhdoj të ketë në posedim atë vepra, pa humbur shumë hapësirë?

Sipas teoricienit të artit, Rau Trifalo, krematorium i artit nuk është një vend ose objekt ku mund të mësohet, praktikohet apo prezantohet arti, por është koncepti i parë arkitektonik në të cilën arti racionalizohet në hapësirë dhe ku dematerializohet deri në një pikë minimale.

“Kjo është ndalesa e fundit e një vepre në formën e saj origjinale. Çdokush mund të përdorë krematoriumin e artit, dhe secili mund të sjell vepra nga prona e tij në SPAC/ING. Krematorium i artit nuk është spastrimi kulturor, nuk është as një institucion higjienik, por është një shpikje që e rishqyrton dhe e rishtron pyetjen e relacionit ndërmjet hapësirës dhe materies”, pohon Trifalo.

Sipas tij, edhe pse nuk përdoret asnjë mekanizëm force, dhe nuk zhvillohet kurrfarë revolucioni, prapëseprapë SPACE/ING paraqet një hap evolutiv. SPACE/ING* (në anglisht Space = hapësirë) krijon hapësirë, bënë vend, krijon një hapësirë.

Krematoriumi i artit ka potencialin që thellësisht ta ndërrojë sistemin, pa dhunë dhe përdorim të forcës. Ne do të shohim se çfarë roli do të luaj ky objekt në të ardhmen. Mënyra e re e sjelljes ndaj materialit, në një shoqëri materialiste mund të sjellë ndryshime të jashtëzakonshme.

Për të diskutuar rreth këtij “Krijuesi hapësire”, të enjten me datën 10 nëntor në Fakultetin e Arkitekturës (në Modelarium) nga ora 19 organizohet një panel, qëllimi i të cilit është gjetja e një forme sa më të mirë për ruajtjen e artit. Në takim do të diskutohet rreth “Dastrukcionit në art, Relacioneve mes materies dhe hapësirës dhe ndikimi i krematoriumit të artit në shoqërinë materialiste”. Fjalën e hapjes do ta mbajnë dekani i dhe prodekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Naser Kabashi dhe Flamur Doli.

Ndërkaq, pas video-ligjëratës në gjuhën angleze “Art Crematory SPACE/ING” dhe prezantimit të katalogut “Krematoriumi i Artit”, panelistë do jenë: arkitekti Ilir Gjinolli, artistët Mehmet Behluli, Joahim Stein, Alban Muja, Albert Heta, sociologja Linda Gusia dhe galeristja Julie August. Udhëheqëse e panelit është arkitektja Eliza Hoxha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›