E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan lind ideja Borriello


Marco Borriello ka hyrë zyrtarisht në listën e Adriano Gallianit si përforcimi i mundshëm i janarit për sulmin e Milanit.

Emri i italianit është lakuar në shtypin italian së bashku me atë të Maxi Lopez (Catania) dhe Didier Drogba (Chelsea).

Galliani, administratori i deleguar i Milanit, u shpreh të martën: “Nëse Roma do të na e jepte në huazim Borriellon do e mendojmë si mundësi bashkë me të tjerët.”

Më pas, Galliani ka sqaruar strategjinë e Milanit për zëvendësimin e sulmuesit Cassano, i cili do të qëndrojë 6 muaj larg fushave për shkak të ishemisë në tru dhe operacionit në zemër.

“Do të huazojmë me të drejtë blerjeje një sulmues. E mira është që të luajë edhe në Ligën e Kampioneve, por do të marrim dikë sido që të jetë. Mbaj mend që sezonin e kaluar, në merkaton e janarit blemë Cassano dhe Van Bommel, dy lojtarë shumë të rëndësishëm në fitoren e titullit kampion”, tha Galliani.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Bosnja, Susic: Portugalia? Jam optimist
Trajneri i përfaqësueses së Bosnje-Hercegovinës, Safet Susic, është shprehur optimist para 2 ndeshjeve të play-off-it për Euro 2012 ndaj Portugalisë. Moggi: Do të apeloj vendimin
Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Napolit për dënimin e Luciano Moggi-t me 5 vjet e 4 muaj burg pas shpalljes fajtor në çështjen “Calciopoli”, ish-drejtori i pëgjithshëm i Juventusit theksoi se do të apelojë këtë vendim. Manchester United kërkon rikthimin e C.Ronaldos
Manchester United kërkon që Cristiano Ronaldo të veshë fanellën e “Red Devils” edhe një herë tjetër. "Calciopoli", burg për Moxhin
Ka marrë fund në Gjykatën e Napolit procesi “Calciopoli”. Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moxhi u dënua me 5 vjet e 4 muaj burg. Tifozat Kuq e Zi bojkotojnë Kombëtaren A
Tifozat Kuq e Zi njoftuan bojkotimin e të gjitha ndeshjeve të Kombëtares A. Shkak, sic thuhet në komunikatën e shpërndarë nga TKZ, është bërë situata e paqartë e krijuar për emrin që do të drejtojë Shqipërinë në të ardhmen.

Lajmet kryesore

Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin
Pritet votimi në Kuvend
Jarinjë, KFOR merr nën kontroll një barrikadë
"Të rritet niveli i përfaqësimit të grave në politikë"
Berlusconi: Jap dorëheqjen
Ja gafat e Berlusconi-t

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›