E Diel, 1 Nëntor 2026

BE kundër forcës në veri: Nuk e mbështesim

Bashkimi Evropian eshte shprehur kunder cdo lloji te perdorimit te forces rreth shtirjes së sovranitetit në veri të Mitrovicës.

BE ka deklaruar se tensionet dhe provokimet e fundit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi ishin në kundërshtim me frymën e dialogut në mes të dyja palëve.

Në një prononcim dhënë Radios Evropa e Lirë, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Siguri, Kethrin Eshton, theksoi nevojën për përmbajte duke i bërë thirrje Prishtinës e Beogradit të veprojnë përgjegjshëm në bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare.

Përdorimi i forcës, sipas saj, duhet të përjashtohet si mjet për zgjidhjen e problemeve. “Përdorimi i forcës natyrisht se nuk do ti kontribuonte situatës, nuk do ta përmirësonte e as nuk do ta qetësonte atë. Ne duam që të dyja palët të jenë të përmbajtura, të veprojnë përgjegjshëm dhe të vazhdojnë bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare, tha ajo.

Komenti i saj pason deklaratat e zyrtarëve kosovarë, të cilët nuk përjashtuan mundësinë e përdorimit të forcës për vënien e sundimit të ligjit në veri të Kosovës dhe kërkesat e opozitës që të veprohet sa më parë në këtë drejtim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›