Rama: Borxhi, 100% e Prodhimit të Brendshëm
TIRANË- Borxh i marr qorrazi për të dalë nga kriza dhe për hesape elektorale të qeverisë, prej të cilit vuajnë e do të vuajnë shqiptarët. Kështu ka deklaruar kreu i PS-së, Edi Rama në fjalën e tij gjatë tryezës se PS për Politikat Fiskale. Rama ka akuzuar qeverinë për rrënimin e vendit, të sektorëve të energjisë e të naftës, për privatizime që nuk sollën asnjë përfitim për uljen e borxhit dhe për të ndihmuar familjet shqiptare.
Borxhi i shqiptarëve sot nuk është 60%, por shumë më i lartë. Ka borxhe të ndërsjella të bizneseve, edhe borxhet me probleme ndaj bankave janë rritur dhe kanë kaluar 1 miliardë dollarë, të gjitha bëjnë që të thuhet se borxhi i sotëm është së paku 100% e prodhimit të brendshëm, aq sa prodhon në një vit, aq ka edhe borxh- tha Rama, duke shtuar se krizën e ndjenë financat publike, sipërmarrësit dhe cdo familje shqiptare.
Sipas tij, kjo është katandia e ekonomisë shqiptare, në të tatëpjetën e një ekonomie qorre, grabitqare dhe klienteliste ku e katandisi qeveria për hesapet e saj.