Shqipëria pjesë e menaxhimit të krizave në BE

Marrëveshja u firmos nga Ministri Haxhinasto dhe Pierre Vimont, sekretar i Përgjithshëm Ekzekutiv i Shërbimit të Jashtëm Europian.
Ministri Haxhinasto u shpreh se e konsideron këtë marrëveshje një moment historik në marrëdhëniet mes BE-së dhe Shqipërisë që do forcojë edhe më shumë bashkëpunimin ndërsa përbën një hap konkret në kontributin e Shqipërisë në politikën e jashtme dhe sigurisë së BE.Gjatë ceremonisë, z. Vimont gjithashtu konstatoi se kjo marrëveshje shënon një hap përpara në zhvillimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BE-së dhe përmes së cilës Shqipëria mund të japë kontributin e vet në misionet e rëndësishme të BE-së në fushën e menaxhimit të krizave.
Vimont ka vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm të vendit tonë në pjesëmarrjen e operacioneve të drejtuara nga BE në Bosnje-Hercegovinë, Çad dhe Afrikën Qëndrore dhe vlerësoi në veçanti qasjen konstruktive të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Gjithashtu, Haxhinasto mori pjesë edhe në edicionin e parë të Forumit të Biznesit Shqipëri-Belgjikë, i cili shënon një risi në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ekonomik mes të dy vendeve.
Realizimi i një evenimenti të tillë u bë i mundur falë bashkëpunimit mes AWEX, Dhomës së Tregtisë së Tiranës dhe Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bruksel. Me pjesëmarrjen e biznesmenëve nga Shqipëria dhe Belgjika punimet e këtij Forumi çelen një perspektivë të re ekonomike në marrëdhëniet mes të dy vendeve dhe ofruan mundësi shkëmbimi informacioni dhe identifikim fushash bashkëpunimi mes vetë aktorëve ekonomik, shqiptarë dhe belge. Në këtë aktivitet, ku ishin të ftuar përfaqësues të biznesit shqiptar dhe atij belg, u prezantuan eksperiencat e sipërmarrësve belge të cilët evidentuan historitë e tyre të suksesit si, “Mithra Pharmaceutical” dhe “T-Group”. /Start/
2012-06-06 12:29