E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Taksa marksiste sjell informalitet

Ai përmendi këtu Bankën Islamike për Zhvillim, duke nënvizuar se ajo është një partner i shkëlqyer për investimet në sektorin privat. Sipas kryeministrit, barra më e rëndë për biznesin, është barra fiskale, ndaj shtoi ai, Shqipëria ofron lehtësira të mëdha në këtë drejtim.

“Një barrë tjetër rëndon mbi biznesin në Botë, dhe kjo është barra fiskale. Qeveria shqiptare beson se taksat e ulëta janë zgjidhja për tu mbrojtur nga kriza. Ka një dhe vetëm 1 rrugëdalje. Nga Marksizmi nuk mund të ketë të mirë. Ndonëse ra si sistem, taksa marksiste imponon informalitetin, taksë e cila kufizon potencialet dhe mundësinë e rritjes së vendeve të punës, ndaj dhe ne vendosëm taksën e sheshtë me besimin se ky është në të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe bizneseve. Ne nuk do rrisim taksat, por do i ulim më tej. Janë burokracitë që sëmurën bizneset, janë praktikat e rënduara”, tha Berisha. Sipas tij, ata që investojnë në zonat malore nuk do të kenë taksa për 8 vite.

Kreu i qeverisë shtoi se Shqipëria është një vend i privatizimeve të mëdha, duke përmendur këtu Albpetrolin. “Disponojmë aktualisht fushën më të madhe të naftës në Evropë. Perspektivat e hidrokarbureve janë shumë të mëdha. “Shqipëria ka potenciale të mëdha: pasuri të mëdha ujore. Ka një garë për energjinë e rinovueshme. Lumenjtë nuk janë të mëdhenj, por japin rendiment të mirë. Ka potencial të jashtëzakonshëm turistik. Malet kanë bukuri mahnitëse dhe mijëra turistë evropianë udhëtojnë”, tha Berisha para investitorëve. /Start/

                                                                                             2012-06-06 11:01
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›