E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton buxhetin e vitit 2011

Sipas tij, Shqipëria në vitin 2011ekzekutoi një buxhet që mbështeti plotësisht në kushte të vështira, stabilitetin makroekonomik dhe rritjen ekonomike të vendit. Gjithashtu, ai mbështeti projektet madhor, siç është autostrada Tiranë-Elbasan, tuneli i Kërrabës që-sipas Berishës-do të inaugurohet këto ditë, 6 muaj para afateve.

“Buxheti i dha një shtytje të madhe infrastrukturës së vendit në të katër anët e tij, në mijëra kilometra rrugë të ndërtuara dhe të rindërtuara. Ai ishte një buxhet i bekuar, sepse bëri të mundur rritjen e rrogave dhe pensioneve, sepse rriti të ardhurat të mbi 800 mijë familjeve shqiptare të pësuara dhe pensionist, dhe kjo në një kohë që vendet e tjera u detyruan të bëjnë shpenzime. Buxheti bëri të mundur rritjen e ndihmës ekonomike”, tha kryeministri.

“Unë jam i vetëdijshëm që pensionistët shqiptarë, meritojnë gjithnjë e më shumë të rriten, por stuhitë e kësaj krize kanë krijuar në mbarë Evropën një situatë të vështirë. Shqipëria ka mbetur si një ishull, ekonomia e të së cilës perfomon, duke realizuar investime të mëdha, duke mos marrë qoftë edhe një qindarkë borxh për qëllime të tjera përveç investimeve”, shtoi ai.

Berisha shtoi se vitin e shkuar, vendi u përballë me thatësirë të tejzgjatur dhe dëborë të madhe në fund të vitit, duke ulur ndjeshëm-sipas kryeministrit-prodhimin e energjisë elektrike. “Ai ra në nivelet më të pabesueshme në 3.1 miliardë, nga mbi 7 miliardë që prodhohej më parë. Nuk deklaruam se linjat tona nuk mbajnë siç thuhej më parë. Buxheti ndoqi të gjitha objektivat e përcaktuara në shëndetësi, arsim, bujqësi dhe turizëm. Ndaj, ka shumë arsye të shprehim vlerësimin tonë më të mirë për performancën buxhetore të vitit të shkuar”,  tha kryeministri. /Start/

                                                                                             2012-06-06 11:34
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›