E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano presion Ramës: PS po lëngon, do të kthehem

Prej ditësh, Nano i bën presion Ramës për ta kandiduar për postin e Presidentit, teksa po zhvillon takime intensive.

Sot, Nano u takua me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu në një nga baret e Tiranës, ku ka qëndruar përreth 60 minuta. “PS është partia ime e zemrës, nëse ajo vijon edhe lëngon siç po e bën atëherë unë do i kthehem me gjithë zëmër. Kjo nuk besoj se duhet marrë seriozisht, një lojë kungulleshkash që nuk po arrikan dot për kandidaturën time. Çështjet për të cilat po flasim janë më të rëndësishme se interesat që paraqet Rama dhe Meta. Unë jam i vëmendshëm se çfarëdo iniciative të mos shtojë konfliktet, por ti zgjidhë. Unë nuk do të dëshiroja që opozita të bojkotojë seancën, nuk duhet. Nëse ka një garë të lirë dhe të ndershme, unë jam optimist se do ta fitoj”, theksoi Nano për gazetarët.

Ai shtoi se nuk mund të ketë konsensus të plotë midis palëve, pasi si mazhoranca ashtu edhe opozita duhet të ketë kandidatin e saj. "Unë besoj se një zgjidhje e pranueshme demokratike, është edhe një garë mes përfaqësuesve të dy palëve, nuk është i mundur konsensusi i plotë. Ka një konsensus të mazhorancës që nuk përfshin konsensusin e opozitës, ka kërkesë të opozitës për të ndryshuar ofertën e PD dhe siç ka mazhoranca ofertë që PS të paraqesë kandidatët e saj. Unë do të largohem nga gara, me dashamirësi në momentin kur të zgjidhet presidenti i ri", theksoi Nano.  Ambasadori Arvizu nuk preferoi të fliste për mediat. /Start/

                                                                                             2012-06-06 14:21
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›