E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patos punonjesja qe u zgjodh kryetare bashkie

Interviste Balilaj Patosi nje qytet me problematike te zgjidhur ne fushen sociale

Ajo e kishte parandier fitoren e cila u shenua me diferencen me 912 vota. Punen ne drejtimin e bashkise do ta kete me te lehte pasi ka qene pjese e administrates se saj per shume vite nderkohe qe problematiken e qytezes naftetare e njeh pasi e vuan se bashku me bashkeqytetaret e saj. Rajmonda Balilaj kryetarja e Bashkise se Patosit per katervjecarin e ardhshem e cila permbushi ambicien e PS-se dhe vecanerisht te kryetarit te saj Edi Rama eshte nje nder dy femrat e spikatura te Qarkut te Fierit te cilat kryetari i perzgjodhi dhe i bekoi per fitoren e 8 majit.

Lodhjes njemujore te fushates i dha fund vetem mengjesin e se martes kur perfundoi numerimi i kutise se fundit te Patosit. Disa ore me vone ajo u be pjese e konferences per shtyp te Edi Rames per tu kthyer serish ne Patos ku ne KZAZ-ne nr. 19 vijonte numerimi i votave per disa nga komunat e Fierit.

Rajmonda Balilaj eshte nene e tre femijeve dy vajzave njera prej te cilave vazhdon arsimin e larte dhe tjetra ate te mesem si dhe nje djali qe kete vit eshte ne klasen e pare. Ajo ka nje karriere te gjate ne administrate. shte diplomuar ne vitin 1989 ne degen e finances dhe ka njohur pozicione te tilla si drejtoreshe finance kryeaudituese drejtoreshe e programim-zhvillimit dhe drejtoreshe e prokurimeve ne Bashkine e Patosit ku ka punuar nga viti 1994 deri ne 2009-n. Dy vitet e fundit ka qene drejtoreshe finance prane sh.a. Futboll Klub Apolonise. Bashkeshorti i saj i cili ka drejtuar kadastren e bashkise per shume vite do te duhet te gjeje nje tjeter pozicion ndersa ne krye te institucionit do te jete gruaja e tij.

Ne nje interviste per gazeten Shqip Balilaj prezanton edhe ndryshimin qe do ti beje Patosit.

Zonja Balilaj si ndiheni sot nje dite pas fitores

Ndihem e lumtur sepse postit per Bashkine e Patosit iu besua nje femre dhe per kete une falenderoj te gjithe qytetaret qe kane votuar per mua. Sigurisht qe do te falenderoja te gjithe komunitetin e Patosit dhe ata qe nuk zgjodhen alternativen time sepse dhe ata do te jene pjese e realizimeve te mia per katervjecarin e ardhshem. Sigurisht ndihem e lumtur qe fitoi Partia Socialiste dhe fitorja ime i shtohet fitores ne te gjithe Shqiperine.

Cilat do te jene projektet e para qe do te ndermerrni menjehere pas marrjes se mandatit

Une i kam parashtruar gjate fushates qe projektet e mia do te jene te realizueshme jane projekte te tilla qe cdo njesi bashkiake ka per detyre ti permbushe. Nderhyrja ime e pare do te behet ne infrastrukture. Paralelisht do te nderhyj ne rrjetin e ujesjellesit dhe do te vijoj me te gjithe programin ne vijimesi. Nuk do te perjashtoj asnje nga prioritetet.

Si paraqitet niveli i votave per keshillin e bashkise dhe nga cfare do te karakterizohen marredheniet tuaja me te

Une mendoj se e majta ka fituar 13 mandate te keshillit bashkiak pra mazhorancen. 12 anetare te keshillit i ka fituar PS dhe keshilltari i 13 vjen nga aleatja jone PBDNJ. Kjo me jep mua forcen tani qe projektet qe dua ti zbatoj per 4-vjecarin ti realizoj pasi kam mbeshtetjen e keshillit bashkiak. Premtimet e mia nuk do te mbeten me premtime por do te realizohen.

Si do te jete pas kater vitesh qyteti i Patosit

Duke realizuar programin qe kam prezantuar Bashkia e Patosit per kater vitet e ardhshme do te jete nje qytet terheqes me infrastrukture te zhvilluar me problematike te zgjidhur ne fushen sociale. Pas kater viteve Patosi do te kete nje qeverisje te mire. Do te kete nje administrate profesionale dhe transparente. Qeverisje vendore me komunitetin ne vendimmarrje. Cilesi sherbimesh shkolla e kopshte te rikonstruktuara. Pas kater viteve Patosit do ti kthehet qeverisja e mire. Patosi do te kete institucione social-kulturore te zhvilluara frymemarrje te biznesit per kater vitet e ardhshme pasi nje nga prioritetet e mia ka qene mbeshtetja e biznesit te vogel dhe te mesem.

Si kaloi fushata zgjedhore per ju dhe si mundet ta nxirrni humbes kundershtarin tuaj

E gjithe fushata ne pergjithesi ka qene nje fushate qytetare pavaresisht disa toneve te ashpersuara ne momentet e fundit. Edhe procesi i numerimit te votave ka kaluar pa incidente. Une rivalit tim i uroj suksese ne fushen e tij te biznesit. Edhe pse nuk me ka pershendetur besoj se do te bashkepunojme ne te ardhmen pasi ai do te jete pjese e keshillit bashkiak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›