Rama Do te kemi nje fitore te ngushte por te bukur ne Tirane
Shpallja e fitores nga socialistet ka vijuar edhe dje permes kandidatit kryesor te tyre Edi Rama i cili ne krah te fituesit te majte te Krumes Liman Morina ka deklaruar konfirmimin e rezultatit pozitiv. Fitoren tone nuk e luan topi. Kete here do kemi nje rezultat te ngushte por eshte fitorja me e bukur ne radhen e 4 fitoreve te radhes pasi eshte fitorja e qytetareve ka deklaruar kreu i Partise Socialiste. Ai ka percjelle keshtu me shume sesa nje mesazh optimist pse deklarimi afirmativ ne te vertete flet per nje sondim paraprak te qendrave te votimit qe kane mbetur pa u numeruar ne njesine bashkiake nr. 5. Per here te pare Edi Rama ka pranuar edhe faktin e nje rezultati te ngushte qe eshte shume larg vitit 2007 kur ai ne gare me Sokol Olldashin fitoi me nje shkeputje prej mbi 20 mije votash. Perkundrejt ketij perceptimi qe ka zene vend ne te gjitha deklaratat e PS-se shqetesimi per manipulimin e votes ne njesine nr. 5 qe eshte edhe e fundit per Tiranen ka qene prezent dhe eshte ngritur serish ne planin politik. I siguroj qytetaret se vota per mua eshte pergjegjesi dhe privilegj. Jemi te shqetesuar per orvatjen qe po behet ne numerimin e votave ne kryeqytet. Pershendes fitoren e PS ka deklaruar ai. Me me shume force eshte ngritur ky shqetesim nga nenkryetari i Grupit Parlamentar te PS-se Erjon Brace i cili ne nje konference te posacme per shtyp ka nenvizuar perpjekjen qe po zhvillohet ne kete drejtim. Ai ka siguruar se vemendja dhe angazhimi i selise roze do te jete maksimal ne ruajtje te votes qe eshte kthyer ne celes te fitores se opozites ne kryeqytetin shqiptar. Ne nuk largohemi me te gjithe komisioneret nga njesia 5. Do qendrojme aty ne pritje qe ne te pesta tavolinat te plotesohet dhe te punojne me kohe te plote deri ne voten e fundit. Ne do rrime aty nuk dalim prej andej. Ne voten e fundit do kuptojne qe jane munduar kot. Luli hyri ne gare si genjeshtar qendroi si genjeshtar dhe do dale si genjeshtar tha Brace. Ai ka akuzuar Sali Berishen dhe Lulzim Bashen si protagoniste te perpjekjeve per manipulim te perqendruara tanime ne njesine nr. 5 ne Tirane. Ajo qe bie ne sy eshte fakti se shpresa e nje shkeputjeje maksimale te PS ne kete zone nuk po verifikohet cka do e bente edhe perpjekjen e supozuar te se djathtes per manipulim te kote dhe praktikisht te pavlefshme. Brace ka folur edhe per voten e fundit duke nenvizuar se gara mbetet me finale matematikisht te panjohur. Jemi te vendosur te numerojme cdo vote. Kemi gjithe komisioneret tane ne njesine nr. 5. Jemi te gatshem per numerim te panderprere ne njesine nr. 5 deri ne voten...e fundit. Pala tjeter nuk ka vullnet per ti shkuar ne fund ketij numerimi. Apel per Berishen dhe Bashen qe te heqin dore nga zvarritja e procesit sepse jane te humbur. Ne nuk terhiqemi. Jemi te vendosur te materializojme cdo vote qe nxjerr fitues Edi Ramen u shpreh Brace.