BE lehteson kriteret per studentet e huaj

Bashkimi Europian lehtëson kriteret për studentët, kërkuesit dhe studiuesit e huaj që aplikojnë për formimin e tyre në Bashkimin Europian. Me propozimin e ri, Komisioni Europian synon të evitojë muaj të gjatë pritjesh për vizë dhe t’u akordojë të drejta të reja studentëve dhe kërkuesve të huaj për qëndrimin e tyre në BE. Europa ka përfundimisht nevojë për talentin, idetë dhe aftësitë e të rinjve të huaj, ku përfshihen dhe ata të Ballkanit. Një mundësi kjo për t’ju përgjigjur edhe papunësisë së të rinjve.
“Propozimi i Komisionit Europian do të përmirësojë kriteret për hyrjen dhe qëndrimin në territorin e në Bashkimit Europian të kërkuesve dhe studentëve të huaj. Tashmë, shtetet anëtare duhet t’i përgjigjen brenda një afati 60 ditor aplikimit për vizë të studentëve dhe kërkuesve të huaj. Edhe rregullat për familjarët e tyre do të ndryshohen, duke i dhënë të drejtë atyre për më shumë lëvizje në BE”, u shpreh komisionerja për punët e brendshme, Cecilia Malstrom.
Komisioni Europian shkon edhe më tej, duke krijuar mundësinë që studentët e huaj të punojnë 20 orë në javë në shtetin anëtar ku studjojnë dhe të qëndrojnë 1 vit pas studimeve të tyre në territorin e BE-së për të kërkuar punë.
“Ne do të bëjmë të mundur që gjatë studimeve të tyre, studentët të punojnë 20 orë në javë në Bashkimin Europian për të përballuar shpenzimet gjatë qëndrimit të tyre dhe për të kontribuar ekonomikisht. Do të lejojmë gjithashtu që studentë dhe kërkues të qëndrojnë në BE 12 muaj pas mbarimit të studimeve të tyre për të kërkuar punë apo për të hapur biznes. Por kjo do nuk të jetë një e drejtë automatike”, sqaroi ajo. Duke u përgjigjur për ABC News mbi hyrjen në fuqi të kësaj direktive, komisionerja Cecilia Malström ka thënë, se nuk dihet ende me saktësi se kur shtete anëtare do ta aprovojnë atë. Proçesi legjislativ pritet tê jetë relativisht i gjatë. Por përfitimet për studentët dhe studjuesit shqipëtarë që aplikojnë për studime tê larta, master, trajnime dhe kërkime janë të konsiderueshme.