E Diel, 1 Nëntor 2026

Sonte miqesorja ndaj Lituanise De Biazi kerkon perqendrim

Eksperimentimet mund të presin për në pjesën e dytë, ndërsa Shqipëria pret sonte Lituaninë në “Qemal Stafa”. 
Një miqësore që nis në orën 20:00 dhe që, më shumë se për rezultat, do të shërbejë për të kolauduar formacionin për takimin e qershorit ndaj Norvegjisë në Tiranë për eleminatoret e Botërorit.
Trajneri De Biazi ka kërkuar përqëndrim maksimal, i pakënaqur nga një shtendosje pas suksesit në Oslo, ndërsa që nga minuta e parë ndryshimi i vetëm duket se do të jetë ai i Andi Lilës. Jahmir Hyka duhet të jetë në vend të tij në krah në mesfushë.
Më tej, do të provohen Curri e Osmani në mbrojtje si dhe Rama e Vila në mesfushë, pa harruar sulmin.
Lituanezët kanë lënë pushim disa nga lojtarët kryesorë, pasi as për ta rezultati nuk është i rëndësishëm.
Tri herë janë ndeshur më parë dy skuadrat dhe ekipi balltik kryeson me 2 fitore ndaj 1. E fundit ka qenë një miqësore në “Qemal Stafa” në 2006, fituar 2-1 nga Lituania.
Interesimi për ndeshjen nuk duket maksimal, ndërsa çmimet e biletave shkojë nga 1 500 ato më të mirat në tribunën kryesore, deri në 200 lekë në tribunat pas portave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›