E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bazat ushtarake amerikane dhe vete SHBA

Korea e Veriut ka urdhëruar artilerinë e saj te rende te qëndrojë ne gatishmëri per te përgatitur një sulm mbi bazat ushtarake amerikane ne Hauai, Guam dhe SHBA

Lajmin behet me dije nga agjencia koreane KCNA.

Ndersa Korea e Jugut njofton se po monitoron situatën ne vendin fqinj, por nuk ka vënë re asnjë lloj aktiviteti të pazakontë.

Paralajmerimi ndodh ndersa Korea e Jugut shenon 3 vjetorin e mbytjes se anijes se luftes Cheonan ku mbeten te vdekur 46 marinare. 

Më parë Korea e Veriut ka kërcënuar SHBA dhe Korenë e Jugut me një sulm bërthamor, edhe pse mendohet se nuk ka teknologjinë për një sulm të tillë.

Ky lajm vjen pas një testi bërthamor që Korea e Veriut realizoi në muajin shkurt. Pas kësaj, lideri Kim Jong-un prishi marrëveshjen e paqes me Korenë e Jugut dhe urdhëroi trupat koreano-veriore të bëheshin gati për luftë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›