E Diel, 1 Nëntor 2026

Himara mbushet me turistë, muaji Gusht sjell gjallëri në qytet

HIMARE- Himara zien këto ditë të gushtit nga pushuesit e shumtë. Nëse në korrik dhe qershor Himara dukej e zbrazët dhe pa jetë pavarësisht plazheve të
mrekullueshme, por duke nisur që nga 1 gushti, qyteti duket plot gjallëri e me pushues të shumtë që kanë mbushur dhomat e hoteleve.

Plazhi ranor i Himarës duket i mbipopulluar nga pushes familjarë ndërsa pothuajse e njëjta panoramë shfaqet edhe në Potam, Llaman, apo Livadh.

Himara është qendra kryesore turistike e bregdetit jonian që i përket rrethit të Vlorës. E gjithë jeta e qytetit i është përkushtuar turizmit . Vecanërisht pas vitit 1990 ka një zhvillim të ndjeshëm të sektorit tursitik. Investitorët kryesorë të turizmit janë vetë himariotët të cilët pas shumë vitesh në emigracion tashmë investojnë në qytetin e tyre.

Përvec hoteleve, restoranteve dhe kafeneve të shumta, pothuajse cdo familje himarjote ofron shtëpi apo dhoma me qera për pushuesit e shumtë të ardhur në Himarë gjatë stinës së verës.

Plazhi i Himarës , megjithëse i vogël në përmasa ofron rërën dhe ujin e pastër e kushte mjaft të mira për turizmin.

Pushuesit e shumtë që 3 fishojnë numrin e banorëve të qytetit, vijnë nga pjesë të ndryshme të vendit, por vecanërisht nga Tirana e Kosova.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›