E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE mbështet misionin EULEX në Kosovë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian shprehën kënaqësinë me rezultatet e deritashme që misioni EULEX ka realizuar në Kosovë.
Sipas konkluzave nga takimi në Luksemburg, "Këshilli i ministrave të BE-së e mbështet vendosmërinë e EULEX-it për të ushtruar mandatin në tërë territorin e Kosovës".
Në tekst thuhet se, EULEX-i këtë e ka arritur kur bëhet fjalë për "zbatimin e reformave për sundimin e ligjit, përfshirë ngritjen e aktpadive dhe gjykimin e rasteve kriminale të ndjeshme".
Në dokumentin përfundimtar, shefat e diplomacive "mbështesin përpjekjet e EULEX-it për thellimin e bashkëpunimit në rajon".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›