Kosovë/ Arrestohen aktivistë të "Vetëvendosjes"
Pas varrimit të veprimtarit të çështjes kombëtare, Ali Aliu, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar disa aktivistë të lëvizjes "Vetëvendosje", në përpjekje për të arrestuar liderin e kësaj lëvizjeje, Albin Kurti.
"Gjatë këtij aksioni ka pasur përleshje midis policisë dhe aktivistëve të Lëvizjes 'Vetëvendosje', ku është përdorur edhe gazi lotsjellës", ka thënë një aktivist i lëvizjes.
Policia ende nuk ka dhënë versionin zyrtar për incidentin, ndërsa asnjë zëdhënës i saj nuk ka folur lidhur me këtë ngjarje. Ndërkohë, ende nuk është e qartë nëse Albin Kurti është ndër të arrestuarit.
Ndërkohë sipas Radios Evropa e Lirë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar shtatë persona.
Bëhet e ditur se disa nga aktivistët e arrestuar janë dërguar në Urgjencën e spitalit të Prishtinës, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore nga ndërhyrja e policisë.