Rama në Durrës: Ti japim fund degradimit të votës
DURRËS- Partia Socialiste e ka ndalur protestën e radhës në qytetin bregdetar të Durrësit. Socialistët nën moton “Ndal rrënimit ekonomik”, i kanë ftuar edhe qytetarët durrsakë të bëhen pjesë e protestës së madhe të 30 prillit. Kryesocialisti Rama i ftoi durrsakët të jenë të pranishëm në sheshin Skëndërbej, për ti dhënë fund kësaj qeverie, që sipas Ramës është zhytur në borxhe.
“Ne do të jemi në 30 prill të gjithë bashkë me shumë se kurrë dhe më të bashkuar se kurrë, për ti dhënë fund një historie degradimi.Qeveria flet për borxhe të reja që i merr po i paguajnë shqiptarët. Ne do ta ndalim përpara se ekonomia jonë të përfundojë përsëri në humnerë, për shkak të kësaj piramide qeveritare të Sali Berishës” – u shpreh Rama nga Durrësi.
Të bashkohemi të gjithë më 30 prill deklaroi Rama, për ti treguar mbarë botës se vota e vjedhur nuk negociohet.
“Merrni me vete fqinjët, miqtë, familjarët, që të gjithë merrni për ti treguar botës mbarë se ne nuk e shesim lirinë e votës dhe nuk heqim dorë nga e drejta për të jetuar këtu” – u shpreh Rama
Sipas kreut të selisë rozë, kjo nuk është një betejë e lehtë, por duhet “ti japim fund epokës së pushtetarëve, të hapim një epokë të re ku qeveria të jetë e njerzve, dhe këtë e garantojmë vetëm me votën e lirë, vetëm kur populli të japë votën e vetë qeveria do jetë e detyruar të punojë në të mirë të tyre” – tha Rama.
Kreu i selisë rozë, Edi Rama ka deklaruar nga Durrësi se mesazhin e krizës ekonomike e ka marrë nga një tregtar në Elbasan.
“Në Elbasan takova një tregtar i cili më tha që unë nuk kam votuar për ju në 28 qershor, kam votuar për PD, por tha, në 30 prill unë do jem bashkë me të tjerët se mirë juve ju vodhi votat po me neve cka që na rrënoi ekonomikisht.”
Kjo deklaratë sipas Ramës është thelbi i gjithckaje që ndodhi në 28 qershor, ku Berisha vodhi votat dhe tashmë kërkon të rrënojë popullin ekonomikisht. Sipas kryesocialistit, gjendja ekonomike sa vjen e rrënohet, faturat e energjisë, papunësia janë plagë që prekin edhe qytetarët durrsakë.
“Berisha premtoi 160 mijë vende pune, vetëm në 3 muajt e fundit 70 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës, nuk bëhet fjalë që të papunët të gjejnë një vend pune. I vetmi vend ku gjehet punë është shteti i kthyer në fole per te shperblyer shërbëtorët duke i pagur me rroga që si paguan Sali Berisha por populli. I keni parë faturat e energjisë dhe ujit, dhe ju kujtohen premtimet e berishës që thoshte se sa të më keni mua nuk ju rriten. Ja që faturat u rritën. Kur shqiptarët ngrejë zërin qeveria u thotë shkoni ankohuni në gjykatë. Po si mund të ankohet në gjykatë një pensionist kur të gjithë pensionin duhet ta cojë për hapjen e gjyqit” – deklaroi Rama.
Duke sqaruar për qytetarët e Durrësit se pse PS, kërkon me ngulm hapjen e kutive të 28 qershorit, Rama u shpreh se vetë qytetarët e Durrësit janë të prekur nga vendimet e qeverisë për ngritjen e një TEC-i dhe një porti, që qytetarët nuk i kanë miratuar, por theksoi se kjo është qeveria që nuk udhëhiqet nga populli.
“Tashmë i gjithë populli e di që zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të ndershme, ne nuk mund të lëmë pas kutitë se do linim pas një krim që duhet zbardhur. Nëqoftëse i lëmë pas si një cështje e mbyllur atëherë, në zgjedhjet e ardhshme do përballemi përsëri me tjetërsimin e votës. Vetë qytetarët e Durrësit përballen me një TEC që është jashtë cdo standarti, ashtu sic kërkon të ndërtojë edhe një port jashatë nevojës. Shumë gjëra të tilla ndodhin jashtë vullnetit të popullit, qeveria nuk është më grup shërbëtorësh por një grup njerëzish që kërkojnë të nxjerrin përfitime” – tha Rama.
“Jam më i vendosur se kurrë, që ta coj përpara këtë betejë, u bë 20 vjet që Shqipqëria është në tranzicion” – nëvizoi Kreu i PS.
(m.a/BalkanWeb)