E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni, Jaroslaw Kaczynski kandidat për president

Agjencia shtetërore polake tha se Jaroslaw Kaczynski, vëllai binjak i presidentit të ndjerë, Leh Kaczynski,njoftoi zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të 20 qershorit.
Kaczynski është kandidat i partisë së djathtë opozitare për Ligj dhe Drejtësi, të cilën aktualisht e drejton.

Kandidati i koalicionit qeverisës Platforma Civile, Bronislav Komorovski, llogaritet favorit për t'i fituar zgjedhjet e 20 qershorit.

Presidenti i ndjerë Lech Kaczynski, vdiq më 10 prill në një tragjedi ajrore në Rusi, ku humbi jetën së bashku me 95 pasagjerë të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›