E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, 5 të vdekur nga sulmet e avionëve pa pilot

5 persona humbën jetën nga sulmet me raketa të organizuara me avionë pa pilot të SHBA-së në rajonin e Veziristanit Verior në Pakistan.
Pretendohej që shtëpia e bombarduar përdorej nga ana e militantëve taleban.

Sipas lajmit të transmetuar në televizionin Dawn News të Pakistanit, sulmi shkaktoi dhe shumë të plagosur.

Gjatë vitit 2010 SHBA-të kanë kryer 26 sulme me raketa, të cilët kanë shkaktuar mbi 150 të vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›