E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon filozofia komuniste e bllokimit. Mesila Doda: Varri i diktatorit do të bjerë, kemi nevojë të kujtojmë

24-09-2011 / Gazeta 55

Qendra Rinore antikomuniste “Kujtesa” zgjodhi të godasë sadopak në memorien e shqiptarëve, pas 20 viteve të vështira demokraci, me ane të një ekspozite që përcjell imazhin e veprave të kuqe diktatorit Enver Hoxha, por shoqëruar ne kopertinën me veprën reale të tij, krimet e rënda ndaj fjalës së lirë, pronës apo besimit Ekspozita e hapur në oborrin e Piramidës së diktatorit vetëm pak kohë para se shembja e saj të nisë, për t’i lënë vendin ndërtimit të Kuvendit të ri të Shqipërisë, si një tempull demokracie, u vizitua nga deputetja Mesila Doda. “Duhet të rikthehemi dhe të kemi një memorie historike si komb për të pasur mundësinë që të rindërtojmë një të ardhme të shëndetshme, një të ardhme evropiane për Shqipërinë dhe shqiptarët. Vepra më e shëmtuar është piramida e cila u ndërtua si një pallat për të nderuar kultin e diktatorit, por sot do i hapë rrugën ndërtimit të parlamentit të ri, tempullit të demokracisë në këtë vend”- u shpreh Doda. Deputetja Doda, nënvizoi si domosdoshmëri dënimin në të gjitha mënyrat nga shoqëria shqiptare dhe institucionet e epokës absurde që izoloi vendin nga Europa, zhvillimin dhe magjinë e demokracisë së të qenit të lirë. Kjo përpjekje për bllokimin e integrimit të Shqipërisë në Evropë vijon edhe sot, sipas Dodës nga Partia Socialiste, trashëgimtare e Partisë së Punës për të penguar integrimin e vendit. “Unë e kam fjalën jo vetëm për 10 kushtet, por për të gjithë atë taktikë, strategji dhe pushtet bllokues që opozita ka ushtruar në gjithë këto vite”- tha më tej deputetja demokrate Mesila Doda.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›