E Shtunë, 31 Tetor 2026

India teston me sukses një raketë me mbushje bërthamore

BHUBANESHWAR- India testoi sot, përgjatë bregut të saj lindor, një raketë me rreze mesatare dhe me mbushje bërthamore, në kuadrin e zhvillimit të forcës së saj mbrojtëse kundër armëve bërthamore, njoftuan burime zyrtare.

Raketa tokë-tokë Shourya, e prodhimit indian, u vu në përdorim në Orisa në kuadrin e një prove të realizuar nga ushtria indiane, shtoi SP , drejtor i Integrated Test Range.

"Lëshimi i raketës u krye me sukses. Ajo ndoqi trajektoren dhe e arriti objektivin e paracaktuar në Gjirin e Bengalit", i bëri të ditur AFP-së Dash.
Kjo raketë me një rreze prej 700 kilometrasg, shtyhet nga një energji e fuqishme dhe mund të transportojë një mbushje bërthamore një tonëshe.
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›