E Diel, 1 Nëntor 2026

BE me dy programe te reja ku do te marrin pjese edhe vendet e Ballkanit

Teknologjia dhe inovacioni nuk janë më prioritet vetëm për Bashkimit Europian, por edhe për vendet e Ballkanit. Kjo pasi teknologjia dhe inovacioni ndikojnë në mënyrë të drejtpëdrejtë në rritjen ekonomike dhe punësimin. Për këtë arsye, BE-ja do të shpalli dy programe të reja, që janë unioni i inovacionit dhe vizion 2020, ku do të marrin pjesë edhe vendet e Ballkanit. Ky është konkluzioni i takimit të ministrave të arsimit, shkencës dhe teknologjisë së Ballkanit me komisioneren europiane pêr tekonologjinë dhe inovacionin Marie, Geoghegan Quinn të zhvilluar në Bruksel, e cila tha se “ Takimi i sotëm me Ministrat e Shkencës dhe Kërkimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte një mundësi e shkëlqyer për një shkëmbim të frytshëm opinionesh. Atashimi i tyre me programin e kërkimeve të BE-së (FP7) i lejon ata të familjarizohen me politikat e kërkimit dhe inovacionit të BE-së, si dhe me bashkëpunimin. Megjithatë mbetet ende shumë për të bërë. Unë i inkurajova Mnistrat të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të rritur profilin politik të kërkimit dhe inovacionit në nivel kombëtar, dhe për të rritur investimet në kapacitetin kërkimor. Kjo është në të njëjtën linjë me përpjekjet tona për të arritur objektivat e programit të Unionit të Inovacionit dhe Horizontit 2020".

Komisionerja Evropiane për Kërkimin, Inovacionin dhe Shkencën, Máire Geoghegan-Quinn, u takua sot me Ministrat e Shkencës dhe Kërkimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbi).

Përveç infrastrukturës laboratorike në universitete, përfituesit e vërtetë të këtyre dy programe janë ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme të përfshira në teknologjnë dhe inovacionin.

Komisioni Europian ka bërë të ditur, se brenda fondeve IPA është parashikuar tashmë edhe infrasktruktura e kërkimit që është kusht bazë për të konkurruar në projekte të kërkimit dhe inovacionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›