E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tubim paqesor ne Vlore per vrasjen e gjyqtarit Konomi

Në Vlorë ëshët zhvilluar sot një tubim paqësor nga sheshi i Flamurit deri tek Skelat për vrasjen e gjyqtarit Skerdilaj Konomi. Marshimi ka nisur nga vendi ku u vra gjyqtari Konomi. Qytetarët kanë dalë në parrullë “Bashkë kundër krimit”. Marshimi i heshtur është organizuar nga shoqëria civile.

Të afërm të gjyqtarit, kolegë të tij dhe qytetarë mbajtën nëduar foton e gjyqtarit. Si rezulat i protestës u bllokua qarkullimi rrugor në aksin kryesor. Tubuesit vendosën lule në vendin, ku një javë më parë u vra me një atentat me eksploziv gjyqtari Konomi.

Skerdilajd Konomi u vra të premten e kaluar në qendër të qytetit të Vlorës, me një atentat të tipit mafioz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›