E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Tirana lokomotiva e procesit te integrimit

“Bashkia e Tiranës do të kërkojë dhe pret financime nga Bashkimi Europian si për programet që kanë të bëjnë me komunitetin apo dhe për çështje strategjike, si përpunimi i mbetjeve të ngurta. Tirana është lokomotiva e procesit të integrimit”, kjo është deklarata e kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha pas takimit në bashki me ambasadorin e Delegacionit të Komisionit Europian, Ettore Sekui.

“Diskutuam së bashku me kryebashkiakun për planet se si do të përmirësohet jeta e qytetarëve të Tiranës.
U diskutua për idetë mbi bashkëpunimin tonë. Ashtu sic tha edhe kryebashkiaku, unë shpresoj që Tirana të kryesojë, në mënyrë që të shfaqë rrugën e drejtë për procesin e integrimit. Europa është një sistem vlerash i ngritur mbi Sundimin e Ligjit dhe është kundër diskriminimit. Europa është gjithashtu një sistem standartesh dhe rregullash, një formë, e cila shpresojmë që në të ardhmen do të gjejnë vend në planin që kryebashkiaku po përgatit. Ne do të diskutojmë edhe në të ardhmen se cfarë dhe në ç’mënyrë Bashkimi Europian do të ofrojë ndihmën e tij”, është shprehur ambasadori Sekui.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›