E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE me masa të reja për Greqinë

Nga Express më 23 prill 2011 në ora 18:08

Bashkimi Evropian (BE) nuk përjashton vendosjen e masave të reja kundër Greqisë në muajin maj, pas shqyrtimit të qëndrueshmërisë së borxhit publik të këtij vendi, ka thënë shefi i përfaqësisë së Komisionit Evropian në Greqi, Panos Karvunis.

“Vlerësimi i borxhit të Greqisë është analiza të cilën e publikon BE, FMN dhe Banka Qendrore Evropiane në kuadër të shqyrtimit të ardhshëm të planit për riorganizimin e ekonomisë së Greqisë, në maj”, ka thënë Karvounis në një intervistë të publikuar të shtunën në gazetën greke “To Vima”.

“Në pajtim me atë që do të konfirmohet, kjo analizë mund të sjellë deri te rregullimet e masave të parapara në planin për rimëkëmbjen e financave”, ka thënë Karvunis.

Delegacioni i “treshes” (BE, FMN, BQE) pritet të vijnë në Athinë në fillim të majit që të vlerësojë planin e rimëkëmbjes së financave greke në prag të pagesës së transhesë së pestë të kredisë këtij vendi, sipas marrëveshjes së vitit 2010 për tri vjet, vlera e përgjithshme e së cilës kap shumën 110 miliardë euro.

“Treshja” duhet të analizojë planin afatmesëm 2012-2015, të cilin e ka përgatitur Qeveria greke dhe veçanërisht është i drejtuar në privatizimin e sektorit publik dhe pasurisë shtetërore.

Para dhjetë ditësh, ministri i Financave të Gjermanisë, Volfgang Shojble, ka deklaruar se nëse analiza e borxhit të Greqisë në qershor tregon se Greqia nuk është në rrugë të mirë, atëherë “duhet sjellë disa vendime” dhe përmendi “masat e reja”.

Deklarata e Shojble serish ka rinisur idenë për riprogramimin e borxhit të Evropës.

Edhe pse borxhi mund të bie këtë vit në 150 për qind të bruto prodhimit vendor të Greqisë dhe pavarësisht asaj se shkalla amatore edhe më tej po shënon rritje, disa analistë vlerësojnë se Greqia megjithatë nuk do të mund t’i kthehet edhe për një kohë të gjatë tregut kreditor sikur ishte paraparë për vitin e ardhshëm.

Megjithatë, përfaqësuesi i BE-së Karvunis pret një gjë të tillë, pasi sipas tij, “implementimi i planit për rimëkëmbjen e ekonomisë me kërkesë të BE-së dhe FMN-së, dhe me pranim të shtetit grek, është kusht për kthimin e Greqisë në treg në vitin 2012.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›