E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashuri e zbuluar në “pampersa”

Nga Express më 23 prill 2011 në ora 16:38

“Life as We Know It”, një film i zhanrit komedi dhe dramë, i shikuar shumë gjatë vitit të kaluar në SHBA, do të jetë gjatë javës së ardhshme në DigiGold. Një film për një çift të ri, të cilët përpiqen që të rrisin një fëmijë jetim.

Pas një takimi të organizuar nga miqtë, gjërat e vetme që Holly dhe Eric kanë të përbashkët është mospëlqimi për njëri-tjetrin dhe adhurimi për fëmijën e miqve të tyre. Por ndonjëherë jeta ka të tjera plane dhe kur pas një aksidenti fëmija mbetet jetim, duan apo s’duan, ata janë të vetmit njerëz që mund të kujdesen për të…

Kjo është vetëm pak a shumë ajo çfarë ndodh në një film kur përpara kemi një komedi romantike me emrin “Life as We Know It”, në të cilët kemi një devijim nga formula e beqarëve, të cilët nga rebelimi kthehen në tipa bashkëpunues. Një shenjë që filmi me regji të Greg Berlantit dhe skenar të Ian Deitchmanit dhe Kristin Rusk Robinsonit, edhe pse paksa në mënyrë të paimagjinuar kanë shkruar diçka të drejtë që i bën karakteret kryesore që nëpërmes punës të zbulojnë ndjenjat e tyre të thella.

Holly Berenson (Katherine Heigl) është duke vrapuar shkallëve të një dyqani të ushqimit në Atlanta që quhet Fraiche, përderisa Eric Messer (Josh Duhamel), i njohur me emrin e lartshënuar, është një krylartë, i pandershëm dhe zakonisht bën humor me gratë në një emision televiziv.

Pas disa muajve të injorimit të njëri-tjetrit nëpër ngjarje të ndryshme sociale vjen diçka tjetër. Shokët e tyre të ngushtë kanë një bebe, por ata vdesin aksidentalisht në një aksident me makinë, por e tmerrshme për të është se ata kanë lënë që për fëmijën të kujdesen këta dy fqinjë. Pas shumë debateve dhe mospajtimeve, ata pajtohen për t’u kujdesur për beben, por kjo është një sfidë.

Një premtim që është i pamundur të realizohet dhe të gëlltitet, por ata duhet që të kujdesen si prindër adaptues të fëmijës, përderisa diçka tjetër ndodh në mes të çiftit. Edhe pse pa përvojë në kujdesen e një fëmijë dhe gjithmonë duke u sjellë keq me njëri-tjetrin, më në fund ata zbulojnë diçka që më parë nuk e kishin ditur.

Në erën e “pampersave” të fëmijës, netëve pa gjumë dhe shumë sakrificave të tjera, ata në fund zbulojnë se mund të jenë edhe prindër të mirë. Ata e zbulojnë dashurinë nën erën e “pampersave”. Kjo është jeta, të cilën ata e njohin, e që nuk e kishin përjetuar apo ditur më parë. E tërë kjo komedi vjen në DigiGold, gjatë gjithë javës së ardhshme dhe në SHBA është njëri prej filmave që është parë më së shumti nga çiftet e reja. Filmi mund të shikohet nga persona mbi moshën 13-vjeçare.

LIFE AS WE KNOW IT
Regjia: Greg Berlanti; skenari: Ian Deitchman dhe Kristin Rusk Robinson; regjisor i fotografisë: Andrew Dunn; montazhi: Jim Page; muzika: Blake Neely; dizajner: Maher Ahmad; kostumet: Debra McGuire; producentë: Barry Josephson dhe Paul Brooks; distributor: Warner Brothers Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë e 15 minuta.
Aktorët: Katherine Heigl (Holly Berenson), Josh Duhamel (Eric Messer), Josh Lucas (Sam), Alexis, Brynn and Brooke Clagett (Sophie), Hayes MacArthur (Peter Novak), Christina Hendricks (Alison Novak), Sarah Burns (Janine Groff) dhe Jessica St. Clair (Beth).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›