BE me shërbim diplomatik
Ministrat e Jashtëm të BE-së u pajtuan për vijat politike dhe strukturat themelore të shërbimit të politikës së jashtme evropiane.
Ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos, foli për një ditë të rëndësishme për Evropën.
Edhe e ngarkuara e BE-së për politikë të jashtme, Chaterine Ashton u shpreh e lehtësuar pas negociatave tepër të vështira.
Ashton do të drejtojë punën në sektorin e shërbimit të jashtëm të BE-së me deri 8000 diplomatë. Detaje të tjera do të duhet të sqarohen më vonë.
Veç kësaj bëhet fjalë edhe për personelin. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westereelle u shpreh se gjermanishtja, sikur edhe frëngjishtja dhe anglishtja, duhet të bëhet gjuhë e barabartë zyrtare.