E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noriega ekstradohet në Francë

Ish-udhëheqësi i Panamasë, Manuel Noriega, është ekstraduar në Francë.

Ai ka kaluar mbi 20 vjet në një burg amerikan për trafik droge.

Manuel Noriega është dënuar edhe në Francë për blerje të pasurive të patundshme me para të siguruara nga droga.

Tani gjenerali Noriega do të dalë para një gjykate franceze.

Ai kërkohet edhe në Panama, ku është dënuar për vrasjen e dy kundërshtarëve të tij politikë.

Ish-udhëheqësi ushtarak i Panamasë u rrëzua nga pushteti në vitin 1989 pasi trupat amerikane e pushtuan këtë vend të Amerikës Qendrore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›