Bakiyev akuzohet për vrasje masive

Presidenti i përmbysur i Kirgizisë, Kurmanbek Bakiyev, është akuzuar për organizim të vrasjeve masive, gjatë kryengritjes së përgjakshme në fillim të këtij muaji, pas të cilës ai u detyrua të largohet nga pushteti, kanë njoftuar dje autoritetet e përkohshme të Kirgizisë.
Bakiyevit, i cili aktualisht gjendet në ekzil në Bjellorusi, do t’i hiqet imuniteti presidencial që gëzon, me qëllim që të përballet me akuzat kundër tij, me ç’rast ai përveç vrasjeve masive akuzohet edhe për abuzim të pushtetit, deklaroi Akimbek Beknazarov, zëvendës-kryeministër në qeverinë e përkohshme të Kirgizisë.
Bakiyev u arratis nga Bishkeku më 7 prill, pasi që forcat e sigurisë hapën zjarr kundër protestuesve, të cilët i ishin vërsulur ndërtesës së qeverisë.
Me këtë rast u vranë së paku 85 persona. Ai më pas u arratis në jug të Kirgizisë, ku është baza e tij zgjedhore, por në fund u detyrua të largohej nga Kirgizia dhe u shfaq në Bjellorusi.
Beknazarov theksoi se Bjellorusia është e obliguar që ta ekstradojë Bakiyevin, në bazë të një marrëveshje të nënshkruar ndërmjet ish-republikave sovjetike.
Fillimisht nuk kishte ndonjë reagim nga ana e autoriteteve në Bjellorusi, presidenti i të cilit vend, Alexander Lukashenko, ka kritikuar protestat, të cilat rezultuan me përmbysjen e Bakiyevit.