E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaos në parlamentin e Ukrainës(Video)

Parlamentet e Ukrainës dhe Rusisë kanë miratuar sot marrëveshjen që i lejon flotës ushtarake të Rusisë që të përdorë deri në vitin 2042 bazën ushtarake detare në Krime.

Marrëveshja ishte nënshkruar në 21 prill mes presidentit ukrainas, Viktor Janaukovic dhe homologut të tij rus, Dimitri Medvedev.

Në shkëmbim të përdorimit të bazës ushtarake, Rusia do ta furnizojë Ukrainën me gazin rus, me një çmim 30% më të lirë se çmimi aktual.

Paraprakisht, prania e flotës ruse në Detin e Zi ka ngjallur një debat të nxehtë në parlamentin e Ukrainës, i cili u zhyt në një kaos të vërtetë.

Disa deputetë u përleshën me njëri- tjetrin përpara se të ratifikohej marrëveshja.
Në sallë shpërthyen disa bomba tymuese dhe kryetari i parlamentit u qëllua me vezë.

Ndërkohë, mijëra demonstrues u mblodhën jashtë ndërtesës së parlamentit.
Ata protestuan kundër marrëveshjes mes Janukovicit dhe Medvedevit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›