E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhina Italiane, për katër ditë në shërbim të shqiptarëve

Një kuzhinë e mirëfilltë italiane me specialitete tradicionale të këtij shteti, u është servirur gjatë aktivitetit të quajtur "Java e ushqimit italian" personaliteteve të ftuara nga Ambasada italiane në Shqipëri. Dy kuzhinierë të njohur nga italia dhe Shqipëria kanë gatuar ushqimet nga të gjitha krahinat italiane për t`u shërbyer më pas të ftuarve që ishin pjesë e aktivitetit. Diplomati italian në Shqipëri, Massimo Gaiani, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, falenderoi të gjithë mbështetësit e këtij aktiviteti dhe u shpreh se ky vjen pikërisht në kuadër të 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë dhe 150 vjetorit të bashkimit të Italisë.
 

“Falenderoj të gjithë ata që na mbështetën për të organizuar këtë mbrëmje. Kuzhina italiane është shumë popullore në Shqipëri dhe ajo që ofrohet sonte dhe me pjesmarrjen e shefave të kuzhinës të ardhur nga Italia është e një niveli shumë të lartë. Këtë aktivitet e kemi mbështetur dhe më një kontribut në aspektin kulturor, duke ofruar këtu sonte një ekspozitë të Artuzit, i cili është ideatori më i famshëm i kuzhinës italiane. Ai per here te pare perfshiu recetat e rajoneve te ndryshme italiane ne nje liber te vetem gatimi, dhe këtë libër ai e ka shkruar pikërisht 30 vjet pas bashkimit të Italisë, dhe është teksti i parë që i përket këtij bashkimi. Dhe gjithashtu në kuadër të 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë, unë do doja tu bëja ftesë që të bëjmë dhe një libër ku të përmbledhim të gjitha recetat e ushqimeve tradicionale të Shqipërisë” tha ai.
 

Gjithashtu bashkangjitur me javën e ushqimit Italian, për publikun do të qëndrojë e hapur edhe ekspozita e kuzhines se te famshimit Pellegrino Artusi , i cili per here te pare perfshiu recetat e rajoneve te ndryshme Italiane ne nje liber te vetem gatimi, si dhe shkroi librin me te famshem te recetave "La Scienza in cucina e l`Arte di mangiar bene", per te treguar vlerat e verteta te ushqyerit ne menyren e duhur. Në këtë aktivitet morën pjesë figura të njohura të biznesit, medias, dhe politikës.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›