BE miraton pjesëmarrjen e SHBA-ve në EULEX
BRUKSEL- Këshilli i Ministrave i Bashkimit Europian miratoi pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në misionin EULEX në Kosovë. Sipas dokumentit të miratuar nga Këshilli i Ministrave të BE, Ëashingtoni do të sigurojë se, “zyrtarët e këtij vendi do të kryejnë misionin në pajtim me Aksionin e përbashkët dhe planin operativ të EULEX-it”.
Yves de Kermabon, shef i EULEX-it, sipas kësaj marrëveshjeje, do të komandojë dhe do t’i kontrollojë ekipet dhe njësitë e këtij misioni.
SHBA-të ndërkaq, kanë kërkuar dy përjashtime: Çfarëdo mase disiplinore – “do të mbetet nën kompetenca të SHBA-ve”, dhe se, “statusi i pjesëtarëve amerikanë në këtë mision do të jetë nën kompetenca ekskluzive juridike”, thuhet në komunikatën e lëshuar pas takimit dyditor të Këshillit të Ministrave.
(s.g/Telegrafi/BalkanWeb)