BE miraton planin per financimin e ndihmave per te varferit

Bashkimi Evropian ka arritur te eliminoje ngercin qe do ti kishte dhene fund me 1 janar nje programi per ndihma ushqimore nga i cili perfitojne 18 milione nga banoret me te varfer te Bashkimit.
Ne nje takim sot ne Bruksel Gjermania hoqi dore nga kundershtimi ndaj programit pasi kishte thene me pare se fondet e bllokut nuk duhen perdorur per financimin e ketyre ndihmave. Programi do te vazhdoje tani deri ne vitin 2013.
Ne te kaluaren ndihmat shperndaheshin ne formen e tepricave ushqimore nga buxhetet bujqesore. Por renia e fitimeve nga prodhimi ushqimor vitet e fundit e ka detyruar Bashkimin te bleje furnizime per masat ne nevoje.
Para se te ndryshonte qendrim Gjermania qendronte perkrah Britanise Republikes eke Danimarkes Holandes dhe Suedise ne kundershtimin e tyre ndaj programit. Tani te gjitha keto vende kane vendosur ta mbeshtesin programin per 2 vjetet e ardhshem.