E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel ben thirrje per nje integrim me te madh te vendeve te Eurozones

Kancelarja gjermane Angela Merkel thote se problemet financiare te Eurozones mund te jene kriza me e madhe e Evropes qe nga Lufta e Dyte Boterore. Sot zonja Merkel beri thirrje per nje integrim me te madh te vendeve te Eurozones per te perballuar kete sfide. Ajo theksoi nevojen e lidhjeve me te ngushta mes vendeve evropiane dhe rishikimin e marreveshjeve te BE-se per kapercimin e kesaj sfide.

Kancelarja gjermane foli para anetareve te partise se saj. Ajo tha se Europa e bashkuar mund te deshtoje ne se Eurozona prej 17 vendesh qe perdorin te njejten monedhe eshte e percare lidhur me problemet e borxhit te Greqise Italise dhe vendeve te tjera.

Gjermania eshte ekonomia me e fuqishme evropiane dhe kancelarja Merkel i beri komentet ndersa udheheqesit e rinj te Italise dhe Greqise perpiqen te zgjidhin ceshtjen e borxhit masiv dhe te ngadalesimit ekonomik qe mund te demtoje ekonomine e Eurozones.

Nderkohe qeveria italiane e arriti synimin e saj sot duke siguruar 3 miliarde euro nga tregjet ndonese me nje kosto me te larte. Megjithese interesat ishin me te lartat qe nga viti 1997 reagimi i bleresve ishte i mire pas zgjedhjes se kryeministrit Italian. Zoti Mario Monti pritet ta beje te njohur sot kabinetit e tij qeveritar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›