Jeremiç: Uganda nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, ka thënë sot se Uganda nuk e ka njohur pavarësinë Kosovës dhe se as nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.
“Ministri i Jashtëm i këtij vendi, Oryem Henry Okello, ma ka thënë konfirmuar këtë sot, direkt mua, ka thënë Jeremic për Tanjug.
“Është e mundur që janë korruptuar disa njerëz të afërt me autoritetet e këtyre vendeve, por nuk ka pasur asnjë ndryshim në vendimin e tyre për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, është shprehur Jeremiç.
Sipas tij, kjo është edhe një tentativë e mashtrimit nga ana e Prishtinës, siç kanë bërë me Nigerinë dhe Republikën Qendrore Afrikane. Ai thotë se politikanët e Prishtinës janë nën presion ndërkombëtar, “që të heqin dorë nga qëndrimet e ngurta në dialog me Beogradin.
Kështu ata duan ta tërheqin vëmendjen e opinionit të brendshëm ndaj këtyre fakteve jo të këndshme për ta. / Gazeta Express