BE, ndihma për zonat e izoluara nga bora

Ai iu bashkua sot në mesditë nismës "Një kilogram për emergjencën", duke dhënë ndihma për banorët e zonave veriore dhe juglindore të vendit.
Ambasadori Sequi ka theksuar se me këtë gjest modest ka dashur të tregojë solidaritet me banorët që vuajnë nga kushtet e vështira të motit.
"BE po planifikon dhe zbaton nisma të ndryshme, por edhe në gjërat e thjeshta është e rëndësishme të tregohet solidaritet. Sikur të jetë e mundur që ta bëjmë një familje me fëmijë të vegjël të buzëqeshë sot në këtë kohë emergjence është diçka që ia vlen të bëhet", u shpreh ai.
Sipas tij, kjo iniciativë është shumë e rëndësishme për të treguar vlerën e solidaritetit. "Në ditët të vijim kam planifikuar të vizitoj disa prej zonave, mendoj të bëj diçka të vogël, por të mirë, meqë më pëlqen të bëj pazar", theksoi ai./Start/
2012-02-19 13:42