Jeremic: Uganda nuk e ka njohur Kosovën
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar sot se Uganda nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe as që e ka ndërmend ta bëjë këtë.
Kjo më është thënë direkt nga ministri i jashtëm i këtij shteti Okello Oryem, ka thënë Jeremic.
Ai ka thënë se me Ugandën Prishtina ka vepruar ngjashëm si me Nigerinë dhe Republikën e Afrikës Qendrore, që gjithashtu sipas tij nuk e njohin Kosovën, raporton Indeksonline.
Kabineti i zv/kryeministrit Pacolli njoftoi të premten, në përvjetorin e pavarësisë se Uganda u bë shteti i 88 që e njohu pavarësinë e Kosovës.