E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimi i Rregullores së Parlamentit në “ngërç”

Por nëse mazhoranca dhe opozita po merrem me ndryshimet në Kodin Zgjedhor si dhe me ndryshimet dhe miratimet e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar, duket se ndryshimi i Rregullores ka ngelur prapa.

Kujtojmë se kjo është një nga kushtet e marrëveshjes së arritur midis PD-së dhe PS-së nëntorin e vitit të shkuar. Opozita fajëson mazhorancën për ndryshimet e kërkuara.

"Thjesht nuk ka një vullnet politik nga ana e mazhorancës. Nuk janë bërë hapa solid përpara, që ka të bëjë me rritjen e kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit me vendosjen e burimeve njerëzore dhe financiare në dispozicion të jetës dhe aktivitetit parlamentar. Në një mirëmenaxhim të jetës parlamentare dhe në një raport më të drejtë të kohës ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, apo çështje që kanë të bëjnë me votimin e fshehtë në Parlament, për sa i përket emërimit të institucioneve kryesore kushtetuese, nuk ka një dakordësi ende me palën tjetër", ka deklaruar për mediat, një nga anëtarët e grupit të punës për ndryshimet e Rregullores së Kuvendit, Ditmir Bushati.

Sipas tij, parimisht është rënë dakord që të merret për bazë rregullorja e Parlamentit Evropian, e cila parashikon që votimit të jetë i fshehtë. Afati final sipas Bushatit, për të arritur ndryshimet është 31 marsi i këtij viti, por deri më tani asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. /Start/

                                                                                             2012-02-19 14:49
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›