E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takon peshkatarët

Durrës -Kreu i LSI z.Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Portin e Durrësit, ku takoi disa peshkatarë dhe u njoh nga afër me shqetësimet dhe problemet që kishin. Meta garantoi peshkatarët për mbështetjen e LSI për zgjidhjen e këtyre problemeve menjëherë pas fitores së LSI në 28 Qershor. Kreu i LSI-së, u shpreh se “kemi ardhur në këtë pjesë të Portit të Durrësit, e cila është e destinuar për peshkarexhën, për të parë situatën tepër të rëndë, që jo vetëm nuk krijon mundësi për një infrastrukturë që të ndihmojë peshkarexhën dhe flotën tonë të peshkimit, por njëkohësisht është një situatë e cila na obligon për t’u angazhuar që porti i peshkimit të ndërtohet pak shpejt”.

Duke vazhduar më tej, Meta u shpreh se një vend si Shqipëria, me 400 km bregdet, me potenciale shumë të mëdha në këtë drejtim, padyshim që dhe peshkimi duhet të jetë një burim mirëqenie për vendin dhe në radhë të parë dhe për ata që ushtrojnë këtë profesion kaq të vështirë dhe në kushte për fat të keq të vështira si këto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›