E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Turizmi puneson mbi 160 mije persona ne vere

Tirane 25 nentor NOA Update - Turizmi ne Shqiperi vetem gjate stines se veres puneson mbi 160 mije punonjes sezonale ne Ultesiren Perendimore sipas nje studimi te Bankes Boterore.

Kete shifer kryeministri Berisha e ka permendur gjate nje konference per turizmin duke theksuar ne kete menyre se turizmi eshte nje faktor vendimtar per zhdukjen e varferise.

Prandaj qeveria e ka perparesuar dhe do ta perparesoje kete dege me te gjitha potencialet e saj shtoi ai.

Duke theksuar se 2/3 e investimeve te bera gjate viteve t shkuara kane qene te dedikuara kryesisht ndaj turizmit.

Malet e Shqiperise kane nje bukuri te rralle dhe ato arrijne te mbajne bore jo me pak se malet e Austrise dhe vendeve te tjera evropiane qe kane nje turizem te zhvilluar malor tha me tej Berisha.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›