Deficiti i demokracise shqiptare

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste do vazhdojne te sillen me arrogance dhe papergjegjshmeri derisa rregullat e lojes politike ti vendosin ata derisa ata te mos kene konkurrence politike
Nga Dritan Prifti
Para nje viti kur une dhashe voten i pari per
te krijuar maxhorancen e Sali Berishes mendova te kontribuoja per te realizuar
tri objektiva. Se pari Shqiperise i nevojitej stabilitet politik per te
realizuar heqjen e vizave dhe levizjen e lire ne Europe. Se dyti Shqiperia
duhet te merrte statusin e vendit kandidat per Bashkimin Europian dhe se
treti ti jepja nje mundesi LSI-se per te kontribuar profesionalisht ne
qeverisjen e vendit.
Shume njerez me pyesin sot nese jam bere pishman qe i dhashe maxhorancen Sali
Berishes meqenese atij nuk i mbajti mirenjohja per mua me shume se nje vit
Une u jam pergjigjur te gjitheve atyre qe me pyesin se nuk jam bere pishman.
Une kam bindjen se nese nuk do ishte bere koalicioni PD-LSI pas zgjedhjeve te
2009-s shqiptaret sot nuk do ta kishin mundesine e levizjes se lire pa viza ne
Europe. Ne kete kontekst jam i kenaqur qe dhe une kam dhene kontributin tim per
qytetaret e vendit tim ashtu sic duhet te beje cdo politikan patriot.
Por qeveria e koalicionit PD-LSI nuk arriti ti jape dot Shqiperise statusin e
vendit kandidat per Bashkimin Europian. Kjo qeveri deshtoi ne menyre te padenje
te beje transparencen e munguar te zgjedhjeve te vitit 2009 deshtoi te tregoje
qe vendi jeton nje demokraci funksionale sipas standardeve europiane. Europa ne
vendimin e saj per refuzimin e statusit te vendit kandidat rreshtoi dhjetera
arsye por dhe harroi disa arsye. Europa vuri theksin ne mungesen e kompromisit
politik pozite-opozite ne keqfunksionimin e Parlamentit tek korrupsioni dhe
keqqeverisja por Europa harroi te theksoje deficitin demokratik me te demshem
per vendin mbylljen e hapesirave ligjore per konkurrim te ndershem elektoral
per forca te reja politike qe mund te lindin ne te ardhmen.
Europa dhe Amerika mbi dy vjet me pare pershendeten ndryshimet kushtetuese
dhe Kodin Elektoral qe aprovuan me konsensus PD-ja dhe PS-ja ne Parlament. Ai
Kod Elektoral qe realizoi zgjedhjet e vitit 2009 eshte arsyeja kryesore e
katrahures se sotme politike ai Kod Elektoral eshte arsyeja pse PD-ja dhe
PS-ja ngrefen sot ne podiumet partiake te pashqetesuar as nga fakti qe po
shkaterrojne vendin e tyre dhe po punojne kunder interesave te zgjedhesve te
tyre. Kodi i vjeter elektoral u jep kontroll te plote vetem ketyre forcave
politike te kontrollojne gjithe procesin e administrimit te zgjedhjeve te
kontrollojne komisioneret numeruesit e votave dhe gjithe procesin e votimit.
Kodi i vjeter elektoral u jep te drejten ketyre dy forcave politike te vjedhin
sa te duan votat e subjekteve te tjera dhe askush mos te kete asnje mundesi
ti penalizoje vjedhesit. Kodi i vjeter elektoral del mbi Kushtetuten dhe
ligjin kur i kerkon 10 000 firma te noterizuara nje subjekti te ri politik per
te marre pjese ne zgjedhje. Kodi i vjeter elektoral godet cdo lloj demokracie
apo lirie zgjedhore sepse cenon lirine e konkurrimit politik dhe cenon po kaq
rende dhe barazine e votes.
PD-ja dhe PS-ja do vazhdojne te sillen me arrogance dhe papergjegjshmeri derisa
rregullat e lojes politike ti vendosin ata deri sa ata te mos kene
konkurrence politike. Si ne cdo treg edhe ne tregun politik konkurrenca duhet
te diktoje zhvillimin. Nuk eshte aspak e drejte qe politika kerkon konkurrence
ne ekonomi dhe bllokon cdo lloj konkurrence ne politike. Europa duhet te alarmohet
nga ky deficit i tmerrshem demokratik qe vazhdon te ekzistoje edhe me bekimin
e saj. Europa duhet ta dije qe Hitleri erdhi ne pushtet me nje shumice
parlamentare dhe ne menyre demokratike. Nje shumice parlamentare qofte dhe nje
shumice PD-PS nuk duhet lejuar te cenoje demokracine nuk duhet lejuar te
ndrydhe lirine individuale dhe politike te askujt.
Me kujtohet koha kur disa deputete hyne ne nje greve urie ne sallen e
Parlamentit para zgjedhjeve te 2009-s per te kundershtuar Kodin Elektoral te
PD-PS. Kodi u kundershtua mbi parime demokratike dhe ne menyre demokratike me
greve urie pavaresisht se ndonje ambasadori nuk i pelqeu ne ate kohe. Une isha
zedhenes i asaj greve dhe meqe isha i vetmi qe kisha lirine te dilja nga salla
e greves e shfrytezoja kohen te loboja per mbeshtetje te kauzes se grevisteve.
Arrita te bindja ambasadorin e OSBE z. Bosch te fliste publikisht ne
mbeshtetje te parimeve te greves meqenese ai besonte se kerkesat tona ishin
ato qe kishte kerkuar OSBE-ja ne raportin e saj pas zgjedhjeve te 2007-s.
Ambasadori i OSBE-se foli ne parim pro kerkesave te grevisteve dhe kunder
kontrollit te administrimit te zgjedhjeve nga dy forca politike por pas 2
oreve nga presioni i disa ambasadoreve te tjere OSBE-ja ne Tirane nxori zedhenesin
e saj per te kundershtuar ambasadorin e saj ne Tirane. Ky ishte zhgenjimi me i
madh qe une kam pesuar ndonjehere nga Europa demokratike. Europa vendosi kunder
parimeve qe ajo vete na ka mesuar vetem sepse asaj nuk i pelqeu metoda e
protestes tone pra greva ne Parlament.
Une nuk besoj se dikush do te beje perseri greve ne Parlament per te ngritur
zerin per ligjin zgjedhor te pakorrigjuar me mungese te theksuar demokracie.
Pavaresisht nese dikush do te protestoje apo jo problemi mbetet po aq i madh.
Ne Shqiperi nuk ka pasur zgjedhe te lira dhe te ndershme. Ne Shqiperi Kodi
Zgjedhor nuk garanton gare te ndershme dhe vote te barabarte. Deri sa te
garantohet kjo deri sa te realizohet kjo nuk besoj se Shqiperia do fitoje
ndonjehere statusin e vendit kandidat ne BE.
Partia Socialiste eshte bashkefajtore me PD-ne per situaten politike qe kemi
sot ne vend. Por PS-ja e ka kuptuar gabimin e saj dhe kerkon te beje
transparence te zgjedhjeve te kaluara. Pas transparences PS-ja kerkon te
punoje per reformen zgjedhore dhe kodin e ri zgjedhor. Ky qendrim i PS-se eshte
pak drite ne tunelin e gjate te rivendosjes se drejtesise dhe demokracise ne
zgjedhje. Pa transparencen e zgjedhjeve pa reformen e duhur zgjedhore une nuk
shoh ndonje te ardhme me te mire per shqiptaret. Do vazhdojme te endemi nga nje
e keqe e madhe tek nje e keqe me e vogel por pa pasur mundesi te zgjedhim me
te miren.