E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE ndihmon Shqiperine dhe Greqine per zjarret

Shqipëria ka përfituar ndihmë nga BE, për përballimin e rasteve të zjarreve të shfaqura në vend. Një hidroplan nga Italia është përdorur për shuarjen e zjarrit në Pyllin e Porros. Ndërkohë që përvec Shqipërisë, edhe Greqia ka përfituar asistencë nga BE për lokalizimin e rasteve të zjarrit.

"Falë, qendrës së monitorimit dhe informimit të Komisioni Europian, që është mekanizmi europian për mbrojtjen civile,vetëm brenda një ore pas kërkesës së Greqisë, është mundur të ofrohet një ndihme ajrore plotësisht e koordinuar pas një vidéo konferencë që është është zhvilluar midis shteteve anëtare. Sot në mëngjes, avionë të specializuar janë zhvendosur nga baza e tyre në Itali, Spanjë dhe Francë për të përballur me zjarrin në Greqi dhe një avion italian është dërguar drejt Shqipërisë për të mposhtur përhapjen e zjarrit nê vend, para se të vazhdojë misionin e tij në Greqi", është shprehur David Sharrock, zëdhënësi i Komisionit Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›