E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU mbeshtetje per Limajn dhe Ramush Haradinajn

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet shprehu sot mbështetjen për komandantët e Luftës së Kosovës, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj, ndaj të cilëve po zhvillohen procese gjyqësore, pas akuzave për krime lufte gjatë luftës së Kosovës.

"Duke ofruar solidaritetin tonë ndaj komandantëve të luftës, Limaj dhe Haradinaj, të cilët kanë pasur humbje njerëzore nga lufta dhe kanë vuajtur dhe izolimin e drejtësisë ndërkombëtare, ne i kërkojmë kësaj drejtësie të respektojë shenjtërinë e luftës së popullit shqiptar që rrezikonte asgjësimin nga ana e makinerisë ushtarake serbe", thuhet në një deklaratë për shtyp të sekretarit politik të PDIU-së, Ardian Tana.

PDIU i kërkon qeverisë së Kosovës dhe organizmave joqeveritarë faktmbledhës të gjallërohen për të vazhduar procesin e vënies para drejtësisë së kriminelëve serbë, të cilët veprojnë dhe sot, madje dhe në Veri të Kosovës, siç u tregua gjatë ngjarjeve të fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›