Emergjencat civile Avioni Canadair italian operacione per shuarjen e zjarreve ne Shqiperi
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ju informon se gjatë ditës së sotme, në bazë të marrëveshjes me Mbrojtjen Civile të Italisë, një avion tip Canadair italian po kryen operacione për shuarjen e zjarreve në territorin e vendit tonë.
Konkretisht falë këtyre operacioneve është mbyllur sot vatra e rrezikshme e zjarrit në Pish Poro të Vlorës.
Ky avion do të operojë sot edhe në masivin pyjor të Moravës në Qarkun e Korçës ku është active një vatër problematike zjarri.
Ndërkohë falë bashkëpunimit me Ambasadën e Turqisë, sot një avion Canadair turk po operon në very të Shqipërisë për shuarjen e zjarreve në Parkun Kombëtar të Lurës dhe në territorin e Qarkut të Kukësit.
Operacionet nga ajri do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme, ndërkohë që situata e rënies së zjarreve është lehtësuar ditën e sotme kur janë aktivë vetëm 10 zjarre problematike.