Realizohet per here te pare ne QSUT nje operacion permes neuronavigatorit
Mjekët e shërbimit të Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" kanë kryer ndërhyrjen e parë nëpërmjet aparaturës së neuronavigatorit.
Kjo ndërhyrje e cilësuar e rrallë për vetë faktin se kryhet vetëm në disa klinika evropiane, për mjekët e QSUT-se është një sukses i radhës. Prof. Mentor Petrela, i cili ka qenë në krye të ekipit të mjekëvë kirurgë, ka theksuar se pacientja e parë, e cila i është nënshtruar kësaj ndërhyrjeje është një qytetare nga Kosova, që kishte kërkuar ndihmë mjekësore në spitalet e rajonit.
"Pacientja kishte një tumor në tru, me një masë që shkonte deri në 1 centimer/kub, por në një zonë shumë të vështirë. Me anë të rezonancës ne kemi lokalizuar tumorin dhe më pas është kryer ndërhyrja me neuronagivator. Ky i fundit na tregon rrugën se ku duhet të ndërhyjmë, sa është hapësira për të ndërhyrë, duke mos lejuar asnjë gabim mjekësor, por edhe duke mos bërë një prerje të madhe ne koke", tha shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë, Mentor Petrela.
Sipas tij, nga 1100 deri në 1500 ndërhyrje që kryhen çdo vit në këtë shërbim, rreth 20 % e tyre kanë nevojë për neuronavigator.
Nga ana e tij, drejtori i QSUT, Saimir Ivziku, ka siguruar mbështetje për mjekët dhe profesorët, në mënyrë që ndërhyrje të tilla të realizohen për të gjitha kategoritë e pacientëve, ndërsa e cilësoi arritje operacionin e realizuar.