BE në dilemë për dërgimin e vëzhguesve në Asganistan
Bruksel- Bashkimi Evropian deklaroi sot se do të shqyrtonte mundësinë e dërgimit të vëzhguesve të tij në zgjedhjet presidenciale të gushtit në Afganistan, nëse kushtet e sigurisë do të lejonin një gjë të tillë. Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të bllokut, të gjendur përballë kërkesave dhe presioneve të vazhdueshme të SHBA-së për marrjen e përgjegjësive më të mëdha në operacionet ushtarake në Afganistan, deklaruan se situata atje kërkonte "një angazhim të ri ndërkombëtar" dhe theksuan se BE-ja po shqyrton "në mënyrë urgjente" rrugët drejt rritjes së rolit të saj.
Kryediplomatët evropianë deklaruan se blloku 27-anëtarësh do të sigurojë një ndihmë të madhe financiare për zgjedhjet presidenciale në Afganistan, që pritet të zhvillohen më 20 gusht, dhe është i gatshëm të dërgojë një mision vëzhgues të zgjedhjeve, nëse plotësohen kushtet e sigurisë. Aktet e dhunës në Afganistan janë intensifikuar së tepërmi duke arritur në nivelin e tyre më të lartë që prej rrëzimit të talebanëve në fund të vitit 2001.